Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i është rikthyer edhe njëherë çështjes së luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Ambasadori amerikan ka lënë një shënim në një koment të analistit Skënder Minxhozi për çështjet e kriminalitetit ku shkruan se, të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së.
“Ne amerikanët”, shkruan Donald Lu, “duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit”.
“Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg”, thotë ambasadori.
“Mjaft u zutë dhe futjuni punës”, tha ai, shkruan Tch.
Pak dite më parë, ambasadori amerikan foli me emra konkretë dhe tha se në Shqipëri ka katër klane dhe 20 familje mafioze dhe se asnjë nga peshqit e mëdhenj të krimit nuk janë arrestuar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...