Sadiku u aktivizua në pjesën e dytë duke goditur edhe shtyllën ndaj Spanjës, por ishte i pafat për të shënuar në këtë transfertë të vështirë për Kombëtaren tonë.
Pas takimit, sulmuesi kuqezi u shpreh se ishte në një kondicion të mirë fizik dhe shpresonte të shënonte, por ishte i pafat. Sadiku thotë se shpreson që golat të vijnë me Italinë.
“Isha mirë, u futa në pjesën e dytë. Isha i pafat, mund të kisha shënuar dhe mund t’i jepnim më shumë ngjyra lojës. Shpresoj që golat të vijnë me Italinë. Kemi provuar gjatë gjithë ditëve skemën me të cilën luajtëm sot, Në pjesën e dytë luajtëm mirë”, tha Sadiku pas ndeshjes./tch
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...