Lajm shumë i mirë për prodhuesit vendor

15:04 | 6 Tetor 2017
M. A.

Në mbledhje e Qeverisë është aprovuar vendimi për lirimin nga tatimi doganor të gjithë prodhuesit që importojnë vet apo përmes kontraktuesit të cilët janë të autorizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës për shtyrje të TVSh-së për: lëndën e parë që përdoret në proces të prodhimit, gjysmë produktet të cilat përdoren në proces të prodhimit, të gjitha linjat e makinerive prodhuese të cilat përdoren në hapësira prodhuese për prodhim dhe pajisjet e teknologjisë së informacionit, shkruan arbresh.info

Bedri Hamza ka thënë se sa të gjitha këto masa të lirimit do ti ndihmojnë prodhuesit tonë.

“Tregu jonë do të jetë më atraktiv për investime të huaja”, ka thëne Hamza.

Kurse Besim Beqaj për këtë pikë ka thënë se është hapur një derë e cila do të mundëson vende të reja të punës.

“Sot është dita e biznesit kosovar, sot është dita e prodhuesit vendor. Është një nga vendimet e mëdha”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme