Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme si pikë të parë të rendit të ditës ka miratuar Projektligjin për Prishtinën, përkundër se nuk ishte i paraparë në rendin e ditës së sotme, raporton arbresh.info.
“Ky projektligj bazën ligjore e ka në Kushtetutën e Kosovës,” ka thënë shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ky projektligj do ta ketë edhe koston e vet buxhetore.
“Do ta dizajnojmë që ky ligj mos të jetë ngarkesë për buxhetin e vendit”, ka thënë ai.
Projektligjin për Prishtinën, përkundër përgatitjes në Qeverinë e Isa Mustafës, nuk ishte arritur të procedohet për miratim nga legjislatura e kaluar.
Si i domosdoshëm është cilësuar edhe nga shoqëria civile dhe përfaqësues politik në nivel lokal./arbresh.info/

Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...