Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim presidentin e Institutit Nacional Demokratik Kenneth Wollack të shoqëruar nga drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin dhe drejtori për Kosovë, .
Thaçi ka falënderuar udhëheqësit e NDI-të, për mbështetjen që ata i kanë dhënë zhvillimit të demokracisë në Kosovë.
Presidenti ka shtuar se mbështetja e NDI-të ka qenë e rëndësishme jo vetëm në krijimin e institucioneve, por edhe në krijimin e një kulture dhe vetëdije për të drejtat demokratike në Kosovë.
Nga ana tjetër, presidenti i NDI-t, Kenneth Wollack ka thënë se ky Institut do të vazhdojë mbështetjen në forcimin e mëtejmë të institucioneve demokratike në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme.
Presidenti ka kërkuar nga NDI që krahas mbështetjes për institucionet të vazhdojë edhe mbështetja për shoqërinë civile, si shtyllë kryesore e zhvillimit të demokracisë në shoqërinë tonë.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...