Kryetari i PD-së Lulzim Basha është pyetur për takimin e përzemërt me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. I pyetur në emisionin “Top Story” për atë takim në sallën e Kuvendit Basha tha se nuk ka të bëjë me raportet mes dy personave.
“Nëse do të flasim për puthjen këtu nuk është emisioni i pasdites. Kush e bën emisionin e pasdites në TCH? Jonida Shehu. Aty mund të flasim për puthjen”– tha Basha duke qeshur.
Ai tha se marrëdhëniet me LSI-në janë të kushtëzuara për shkak të kundërshtarit që kanë përballë. “Ne nuk jemi në qeveri të krijojmë një koalicion. Ne jemi në opozitë. Neve na bashkojnë taksta, plehrat, shqetësimet e qytetarëve përballë një mazhorance që ka amalguar lidhjen e saj me krimin” – tha Basha.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...