Ish – Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë ditës së djeshme ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në zemër.
Gazeta Express merr vesh se Sejdiut të mërkurën i është bërë ndërhyrje në arterien koronare, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Tani pas operimit, gjendja e tij shëndetësore, është e qëndrueshme.
Ish – Presidenti i Kosovës i cili kishte marrë postin më të lartë në vend pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006, është operuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Siç merr vesh gazeta nga zyrtarë në këtë spital, atij i është vendosur një arterie koronare, ose siç njihet ndryshe ‘by-pass’.
Sejdiu ka udhëhequr edhe me Lidhjen Demokratike po ashtu pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, duke ardhur në krye të saj në vitin 2006.
Po ashtu Sejdiu kishte udhëhequr bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë të cilat janë zhvilluar me palën serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar e që në vitin 2008 kishin rezultuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar rreth gjendjes së ish –shefit të shtetit.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...