Ministri i Punëve të Brendshme, Falmur Sefaj priti në takim njoftues Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.
Gjatë takimit, u bisedua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, për prioritet e MPB-së, dhe po ashtu u vu në dukje mbështetja për Policinë e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Ministri Sefaj shprehu besimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve, sa i përket angazhimit të përbashkët të dy vendeve në luftimin e krimit të organizuar
Ambasadori Bertoncelj po ashtu vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje.
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...