Komente dhe deklarata të habitshme për aktoren e njohur Neslihan Atagul vijnë nga i dashuri i saj i adoleshencës.
Sipas prezantuesit të njohur turk, Erol Köse, i cili i dha hapësirë në emisionin e tij ish të dashurit të Atagulit, aktorja e njohur i ka harruar të gjithë pasi është bërë e famshme.
“Pasi u bë e famshme harroi edhe të atin”, tha ai në një postim poshtë fotos së Atagulit, ku ishte përkrah ish-të dashurit të saj, emri i tëcilit nuk bëhet i ditur.
Sipas pretendimeve të Kosë, i cili i mbështet në rrëfimet e ish-të dashurit të Atagul, ajo i ka harruar të gjithë pasi u bë e famshme: “Pasi u bë e famshme na harroi të gjithëve. Babanë e shkretë e braktisi në krevat dhe iku. I ati vdiq nga mërzia, edhe ne na ka harruar”.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja turke “Sabah”, e cila nuk ka mundur të vërtetojë në mënyrë të pavarur historinë e të atit të aktores.
Aktorja 25-vjeçare u dashurua me bashkëshortin e saj të tanishëm, Kadir Dogulu, në serialin “Mes Dy Dashurish”, ku luajti rolin e Nerimanit.
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...