Ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, ka vizituar Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike.
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, e ka informuar ambasadoren Kapitanoviq për dy dikasteret e rëndësishme të ministrisë dhe për drejtimin që ka marrë Republika e Kosovës në fushën e investimeve strategjike.
“Me Ligjin e Investimeve Strategjike, Republika e Kosovës ka bërë një hap përpara. Kualifikimi në listën e investitorit strategjik do të jetë një mundësi e mirë për
investitorët në aspektin e lehtësimit të dokumentacionit të kërkuar. Me këtë ligj presim t’u themi jo burokracisë dhe vështirësive të tjera teknike që e kanë pasuar këtë fushë prej kohësh”,- ka thënë zëvendëskryeministri Gashi.
Ndër prioritetet e investimeve konsiderohen energjia, minierat dhe turizmi, ndërsa, nga ana tjetër, ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, ka shprehur mbështetjen e shtetit nga vjen, si në të kaluarën, po ashtu edhe në proceset e ardhme të Republikës.
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...