Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim kryeprokurorin e shtetit nga turk, Mehmet Akarca, ku u vlerësua bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e sigurisë.
Siç njofton Ministria e Brendshme, ministri Sefaj falënderoi kryeprokurorin Akarca për ndihmën e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës, në avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Kryeprokurori Akarca konfirmoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, dhe se Turqia do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha aspektet.
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...