Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,Ruairi O’ Connell.
Lekaj, fillimisht ka falënderuar ambasadorin O’ Connell për vizitën e tij. Ndër të tjerash Lekaj ka theksuar se ndjehet mirë për këtë takim duke e njoftuar atë me projektet të cilat janë duke u realizuar dhe ato që kanë ngecur për t’u realizuar, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.
Sipas ministrit Lekaj, në Ministrinë e Infrastrukturës është duke punuar edhe në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me Hekurudhat e Kosovës. Ndërsa, tek projektet rrugore, tha se po punohet që projektet e filluara të realizohen sipas planit dinamik të këtyre projekteve. Gjatë këtij takimi po ashtu u bisedua edhe për zhvillimin e transportit rrugor, konkretisht autostradave si dhe për atë hekurudhor, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, ambasadori O’ Connell ka përgëzuar ministrin Lekaj, për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës.
O’Connell me këtë rast ka theksuar se janë në përgatitje të Samitit të Berlinit, ku presin që se bashku të listojnë projektet e kësaj ministrie që do të prezantohen në këtë samit kanë përvojat e duhura.
Në fund të këtij takimi, ministri Lekaj dhe ambasadori O’ Connell, u dakorduan që të gjendet forma më të mira për të thelluar bashkëpunimin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thuhet në komunikatën për media./
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...