Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka kërkuar sot në Kuvend që sa më shpejt të krijohet Ligji për Lustrim, përndryshe siç ka thënë, vendin e rrau dreqi.
Zeka ka kërkuar që të hapen dosjet dhe të bëhet lustrimi e jo të debatohet në Kuvend për çështje që i takojnë gjyqësorit, shkruan arbresh.info.
“Hajde t’i hapim dosjet dhe ta bëjmë lustrimin. Hajde të debatojmë ajo që neve na takon, hajde ta këqyrim kush ka qenë argat i Serbisë dhe cilët kriminelë të Serbisë punojnë sot në Policinë e Kosovës. Këtë duhet ta debatojmë e jo të përzihemi në çështjen e drejtësisë.Të sjellim ligje që ta disiplinojnë këtë vend se përndryshe na rrau dreqi”, ka thënë Zeka./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...