Mesut Ozil do të largohet nga Arsenali. Klubi nga Anglia është në gjendje gatishmërie ta lë yllin e skuadrës të largohet nga “Emirates”.
Kështu shkruhet në mediat britanike, ku Ozil është afër marrëveshjes me klubin nga Serie A, Inter.
28-vjeçari ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin, dhe kjo e fundit do t’i skadojë në qershor të vitit 2018.
Turku me pasaportë gjermane ka kërkuar një pagë marramendëse, 350 mijë funta në javë, por “topçinjtë” nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.
Ozil te Arsenali erdhi në vitin 2013 nga Reali i Madridit dhe bëri afro 120 paraqitje duke shënuar 23 gola.
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...