Qindra njerëz janë rreshtuar për orë të tëra për të dhuruar gjak pas sulmit të tmerrshëm në Las Vegas që la të vdekur 58 persona dhe mbi 500 të plagosur.
Sheriffi i Las Vegasit, Joseph Lombardo theksoi nevojën për dhurimet e gjakut, në mënyrë për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që po luftonin me jetën, transmeton portali arbresh.info
Amerikanët i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, duke u rreshtuar pranë disa spitaleve për të dhuruar gjak.
Policia ka indentifikuar sulmuesin, ndërsa pas pretendimeve të Shtetit Islamik, që ka thënë se sulmi është kryer nga militanti i saj, ka reaguar FBI e cila ka theksuar se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me Shtetin Islamik./arbresh.info/

Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...