Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar në seancën e sotme që të zgjidhet sa më shpejt çështja e Demarkacionit me Malin e Zi.
Haxhiu ka kërkuar që përcaktimi i vijës kufitare me këtë shtet fqinj të zgjidhet deri në nëntor në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin nëpër Evropë për festat e fundvitit, shkruan arbresh.info.
“Duhet të zgjidhim një problem qe po e mban peng vendin për dy vite dhe po pengon përafrimin e Kosovës me BE-në. Demarkacioni nuk është vetëm çështje mes nesh, apo mes nesh dhe Malit të Zi por është çështje strategjike e miqve tanë prandaj ne e kemi për obligim që ta zgjidhim. Ramush Haradinaj, si një patriot dhe që vjen nga një familje që ka dhënë shumë për vendin ta ruajë partneritetin me SHBA-në. Ne demarkacionin duhet ta zgjidhim përpara festive të nëntorit me qëllim që qytetarët tanë të levizin lirshëm për festat e fundvitit”, ka thënë Haxhiu.
Sipas tij, kjo dikujt mund edhe të mos i pelqëj kjo sepse, siç tha, këtë temë e kanë përdorur për kauza politike./arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë