Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj të sqarojë se cila është marrëveshja që ka bërë me Listën Serbe dhe shefin e tyre Vuçiqin në këmbim të mbështetjes për të formuar Qeverinë.
Hoti ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka kurfarë programi për temat me rëndësi për vendin, shkruan arbresh.info.
Sipas tij është e pafalshme që pas 17 vitesh Kosova të varet nga disponimi i Beogradi.
“Është e pafalshme që pas 17 vitesh të kthejmë funksionimin e vendit në varësi të dsponimit të Beogradit. Është e pafalshme që të kuzhtëzohemi në çdo vendim të qeverive nga deputetëtet e Listës Serbe”, ka thënë Hoti.
Ai ka kërkuar llogari nga kryeministri edhe në lidhje me ministrin e Zhvillimit Rajonal duke thënë se Kosova nuk guxon të rajonalizohet përmes ministrive të tilla./arbresh.info/
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria