Ministri i ri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi përmes rrjetin social Facebook ka uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik.
Ai iu ka premtuar përkrahje për arritjen e synimeve të përbashkëta të cilësisë,raporton arbresh.info.
Më poshtë keni urimin e plotë të Bytyqit:
Baza e zhvillimit të një shoqërie dhe të një shteti janë universitetet, prandaj edhe universitetet tona e kanë këtë mision.
Studentët tanë kanë pasur edhe një mision tjetër gjatë historisë më të re të Kosovës: ta bëjnë këtë vend të lirë dhe të pavarur. Prandaj, ata, bashkë me profesorët e tyre iu kanë prirë proceseve të rëndësishme.
Tani, studentët kanë një detyrë tjetër para vetes. Ata duhet ta zhvillojnë këtë vend dhe ta bëjnë sa më të fuqishëm, në mënyrë që Kosova të ecë krahas shteteve të zhvilluara.
Të dashur studentë dhe mësimdhënës,
Uroj të keni një vit të suksesshëm akademik. Le të punojmë të gjithë së bashku që të arrimë synimet e përbashkëta për cilësi, që të avancojmë standardet universitare dhe mbi të gjitha, të jemi të përgatitur dhe kokurrent në tregun evropian dhe më gjerë. /arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...