Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe rektorati i “Kadri Zeka” në Gjilan kanë njoftuar të gjithë studentët se viti i ri akademik 2017-2018 fillon sot.
Njëkohësisht, UP dhe UGJ thekson se për studentët e rinj, të gjitha njësitë akademike do të organizojnë ceremoni të mirëseardhjes me rastin e këtij fillim viti.
Rektori i Universiteti te Prishtinës “Hasan Prishtina, prof. dr. Marjan Dema, së bashku me menaxhmentin, mësimdhënësit dhe stafin administrativ ju dëshiron studentëve një vit të mbarë akademik!
Gjithashtu edhe Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrative i këtij Institucioni, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për të ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2017/2018.
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...