Ish presidenti katalanas, Artur Mas, dhe kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau, kanë bërë thirrje për dorëheqje të kryeministri spanjoll Mariano Rajoy.
Në një intervistë për TV spanjoll, Mas ka thënë se Rajoy duhet të ‘jap menjëherë dorëheqje’ nga pozita e tij, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se Rajoy është përgjegjës për një ‘shtet të dhunshëm’, duke e quajtur udhëheqësin spanjill ‘autoritar’ dhe ‘represiv’.
Në lidhje me dhunën policore, ai tha: “Ne nuk mund të jemi në një projekt të përbashkët shtetëror që përdor shkopinj dhe brutalitet të policies”.
Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle 11 polic janë lënduar gjatë përleshjeve me policinë, ndërsa nga ana e protestuesve kanë mbetur 38 të plagosur./arbresh.info/
https://twitter.com/TheLocalSpain/status/914447014162771970
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...