Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit gjatë ditës së sotme pritet të dal para gjykatës. Kjo pas ndalimit të tij pas sulmit fizik qe Krasniqi i ka bërë dy ditë më parë deputetit të NISMA’së, Milaim Zekës gjatë një emisioni televiziv. Krasniqit të premten i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Avokati i deputetit të LVV’sw, Tomë Gashi, ka thënë të dielën për Express, se është duke pritur për thirrjen e organeve të hetuesisë për t’i treguar rreth masës për deputetin e Vetëvendosjes.
“…ende nuk kemi ndonjë të re. Po pres që të më lajmërojnë rreth procedurave të tjera”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë në pasditen e vonshme të së premtes teksa Milaim Zeka e Frashër Krasniqi po zhvillonin një debat televiziv në Klan Kosova me fyerje e polemika, ai eskaloi në përleshje fizike.
Në një moment të këtij debati, sipas pamjeve të transmetuara, Frashër Krasniqi hodhi ujë në drejtim të Milaim Zekës, ndërsa të njëjtën gjë e bëri pastaj edhe Zeka ndaj Krasniqit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...