Lionel Messi raportohet se është përplasur me Ernesto Valverden pasi raportohet se trajneri i Barcelonës është duke menduar shkarkimin e Luis Suarezit për shkak të formës së tij të dobët dhe peshës.
Superylli argjentinas ka ndërhyrë pas pretendimeve që Valverde është i gatshëm të shkarkojë ish yllin e Liverpoolit nga skuadra e tij pas raporteve nga mediat spanjolle se trajneri i Barcelonës beson që Suarez ka shumë peshë, transmeton portali arbresh.info.
Pas shitjes së Neymar te Paris Saint Germaini gjatë verës, Valverde është duke llogaritur në sulmuesin Luis Suarez për të realizuar sa më shumë gola këtë sezon. Megjithatë, pas vetëm dy golave brenda shtatë paraqitjeve, trajneri duket se ka humbur durimin e tij.

‘Diario Gol’ pretendon që Messi dhe Valverde janë përplasur rreth Suarezit pasi argjentinasi ka kërkuar nga trajneri të mbështes sulmuesin pavarësisht formës së dobët pran portës.
Së fundmi, Luis Suarez ka reaguar gjithashtu ashpër ndaj zëvendësimit në ndeshjen kundër Sporting Lisbonit të mërkurën, gjë që tregon se gjërat nuk janë mirë ndërmjet dyshes./arbresh.info/
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...
27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat marrin fije bakri nga një ...
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës