Është arrestuar personi i cili ka therur me thikë viktimën në oborrin e një shtëpie në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për “Indeksonline” se ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndaljes për 48 orë.
“Është arrestuar një person për vrasje në tentativë. Ai në lokalet e Policisë së Kosovës në Gjilan është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Prokurori i shtetit ia ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. Rasti do vazhdojë të hetohet edhe për implikime të tjera”, ka thënë ai.
Ndërkohë, “Indeksonline” mëson se arsyeja e therjes me thikë ka qenë për shkaqe të lidhjes së dashurisë mes viktimës dhe motrës të të arrestuarit.
” Motivet me gjasë janë për motrën që dyshohet të ketë qenë në lidhje me të dyshuarin”, thotë burimi.
Ndryshe, therja me thikë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë të personit të arrestuar.
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK