Koreja Jugorë është vënë në alarm, pasi besohet se Kim Jong-un do të testojë një tjetër raketë balistike.
Pheniani ka shtuar frikën për fillimin e një Lufte të Tretë Botërore, duke kryer testimin e 3 raketave balistike dhe testeve bërthamore gjatë muajve të fundit, transmeton portali arbresh.info
Me rastin e festës 10 ditore të korrjes, që në vend si njihet si “Chuseok”, zyrtarët në jug janë të shqetësuar se një tjetër testim i raketave mund të jetë “rrugës”.
Koreja Veriore njihet për testimin e raketave gjatë festave publike dhe përvjetorëve.
Një burim ushtarak i tha agjensisë së lajmeve Yonhap: “Mëqenëse Koreja Veriore mund të provokojë në çdo kohë, ne jemi vazhdimisht në gatishmëri dhe jemi gati të reagojmë menjëherë.”.
Disa kompani në Jug kanë filluar edhe shpërndarjen e mjeteve të mbijetesës tek punëtorët në rast të një shpërthimi bërthamor.
Shqetësim i madh mbetet data 10 tetor, kur edhe festohet themelimi i Partisë qeverisësë të Punës në Kore.
Paralajmërimet nga jugu janë lëshuar pasi SHBA-të thanë se po përpiqen që të hyjnë në dialog me Korenë Veriore./arbresh.info/
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...