Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi javën e kaluar ka zhvilluar një vizitë disa ditëshe në Amerikë.
Në vazhdën e takimeve ka takuar edhe ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Këtë takim e ka përmendur sot në FB presidenti.
“Në ditët tona më të vështira, Biden ishte zëri ynë. I tillë do të mbetet përgjithmonë.”- ka shkruar Thaçi.
“ Përjetësisht do t’i jemi mirënjohës zotit Biden dhe familjes së tij, me të cilën Kosova ka lidhje të veçantë, ashtu siç është e veçantë dhe e përjetshme miqësia e jonë me SHBA-në”- përfundon postimi.
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...