Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme si edhe Kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë sot në hapjen e fushatës së AKR-së në Mitrovicë, shkruan arbresh.info.
Ai u ka bërë thirrje mitrovicasve që ta votojnë Agim Bahtirin si kryetar të Mitrovicës sepse sipas Pacollin ai është alternativa e vetme për zhvillimin e Mitrovicës.
“Mos e lëshoni këtë shanse kur ka ardh momenti që Mitrovica të zhvillohet dhe të bëhet një qytete me dinjitet. Mbështeteni Agimin fuqishëm sepse sot për sot është alternativa e vetme, është njeriu i vetëm që programet e tij do ti qojë përpara”, ka theksuar Pacolli.
Ai ka thënë se ndër prioritete e AKR-së në Mitrovicë do të jetë Trepça.
“Ne me Agimi kemi pas disa ëndrra me i realizu këtu , me ja kthye bukurinë këtij qyteti. Nuk e di cili qytet është më mirë se Mitrovica. Kemi një qytet të rregulluar, nënat me fëmijët e tyre mund të lëvizin lirshëm e sigurtë. Agimi krijoj qendra tregtare, qendra sportive, Agimi fillojë ndërtimin e parkut industrial. Ne filluam të punojmë edhe një rihapjen e minierave të Trepçës. Unë nuk di se kush ka kontribuuar ma shumë se Agimi me bashkëpunëtoret e tij. Trepça është në rendin e parë që do të trajtohet”, ka thënë Pacolli./arbresh.info/


Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje