Aleanca Kosova e Re ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në komunën e Mitrovicës. Kandidati i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka mbajtur një fjalim për ata qindra simpatizues që ishin mbledhur në sallën e sportit në këtë qytet, shkruan arbresh.info.
Bahtiri ka shpalosur programin edhe për katër vite tjera për komunën e Mitrovicës.
Ai mes tjerash tha se Mitrovicën nuk e bashkon dhuna e patriotizmi por Zhvillimi ekonomik.
“Kemi takuar shumë qytetarë nëpër qytete e fshatra. Nuk kam lënë rrugë pa vizituar e qytetar pa takuar për të bërë se bashku programin. Mitrovica nuk bashkohet me dhunë e patriotizëm por bashkohet me zhvillim ekonomik. Kjo do të ndodh dhe do të shihni si do të lulëzoj Mitrovica”, tha Bahtiri.
AI tregoi se si e ka gjetur Mitrovicën para katër viteve dhe sipas tij tash pas katër viteve e ka bërë një Mitrovicë europiane ku “edhe pëllumbat kanë zbritur në të”
“E kam gjetë Mitrovicën te tensionuar me 15 mijë banorë të shpërngulur, një Mitrovicë të tensionuar ku janë bërë nga njerëzit e caktuar që kanë përfituar nga ato tensione. Dhe këto ne i kemi eliminuar. Sot kemi një qytet me ndryshe. Se me punë sot e kemi një Mitrovicë europiane ku edhe pëllumbat kanë zbritur në të”, tha ai.
I pranishëm në hapjen e fushatës ishte edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe Ministër i Jashtëm, njëherësh edhe kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli./arbresh.info



https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1553186448079775/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...