Një burrë i cili ia ka mbathur nga “çifti kanibal” i njohur për vrasjen dhe ngrënien e së paku 30 vetëve, thotë se tani është i tronditur nga ajo që përjetoi.
Sergej Labintsev ishte një mik i Dmitry Baksheev dhe gruas së tij Natalia Baksheeva i cili i ka thënë policisë se kanë vrarë dhjetëra viktima gjatë 18 viteve.
Ata u arrestuan pasi u gjetën shtatë çanta të pjesëve të trupit në frigoriferin e tyre.
Z. Labintsev, një oficer i forcave ajrore në pension, tha se ai u arratis nga “shokët e ngushtë” pasi zbuloi krimin e tyre.
Ai tha se Baksheev, 35 vjeç, e kishte akuzuar atë për tradhëti me gruan e tij 42-vjeçare por tani beson se kjo ishte një justifikim për ta vrarë atë, përcjell albeu
Nëse nuk do të ishte për trajnimin e tij ushtarak, z. Labintsev beson, ai do të ishte vrarë.
Ai tha pas arrestimit të çiftit: “Mund të isha ngrënë gjithashtu, mund të kisha vdekur.
“Unë i kam njohur këta njerëz për shumë vite dhe gjithmonë i kam ndihmuar”, shprehet i inatosur ai.
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...