Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.
Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit e kemi bërë bashkë me SHBA-në. Tani jemi në proces të jetësimit të aspiratës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, dhe përsëri lidershipi amerikan është i pazëvendësueshëm”, ka thënë presidenti Thaçi për RTK’në
Presidenti ka theksuar se Kosova, përmes forcimit të subjektivitet ndërkombëtar dhe reformave të brendshme, është shndërruar në faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.
Ai ka njoftuar zëvendëspresientin Pence për procesin e transformimit të FSK’së në ushtri të Kosovës. Sipas presidentit Thaçi kjo do të bëhet në koordinim të plotë me SHBA’në, partnerë tjerë strategjikë dhe NATO;n.
“Ne jemi duke punuar që të kemi një proces gjithëpërfshirës dhe një konsensus sa më të plotë për transformimin e FSK’së”, ka shtuar ai.
Presidenti ka ritheksuar se ushtria e Kosovës do të jetë një force multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Në këtë takim është biseduar me theks të veçantë edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar përfshirjen e SHBA’së në këtë proces.
“Përfshirja direkte e SHBA’së në këtë fazë përfundimtare është përcaktuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të zbatueshme për të dy palët”, ka thënë Presidenti, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme për të forcuar paqen afatgjatë në rajon.
Presidenti Thaçi, po ashtu është zotuar se Kosova do të vazhdojë luftën e pakomproimis ndaj terrorizmit, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-në dhe partnerët e tjerë.
http://www.dailymotion.com/061…
Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka vënë kurora lulesh në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington të SHBA’së.
Ai ka theksuar se rikthimi në këtë vend është gjithmonë një moment emocional dhe reflektimi.
“Qindra mijëra ushtarë të vrarë amerikanë, me sakrificën e tyre kanë ridefinuar dashurinë për lirinë, për atdheun dhe e kanë shndërruar atë në frymëzim për botën”, ka shtuar ai.
Sipas Presidentit, për të njëjtat vlera luftoi dhe sakrifikoi edhe populli i Kosovës, prandaj asnjëherë Kosova nuk do të harrojë sakrificën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovës dhe në sigurimin e paqes në botë.
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”
Kapet në Mal të Zi, 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqip...
ShBA pezullon lotarinë amerikane
BE shtyn marrëveshjen tregtare me Mercosur mes protestave të...