Ashtu siç kemi paralajmërua edhe gjatë këtyre ditëve është duke vazhduar aksioni nga Drejtori e Lojërave të Fatit tek subjektet që merren që merren lojërat e fatit, por që veprimtarin e tyre e zhvillojnë duke mos ju përgjigjur kritereve të ligjit përkatës.
Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë të ditur se nga aksioni i djeshëm, i cili është zhvilluar në komunën e Istogut dhe të Klinës janë mbyllur 18 lokale, ku të gjitha këto lokale janë mbyllur pasi inspektorët tatimore nga Drejtoria e Lojërave të Fatit kanë vërtetur shkelje të ndryshme, për sa i përket ushtrimit të kësaj veprimtarie, -duke përfshirë këtu mos pajisjen me licencë, mos respektimin e distancës e cila është e përcaktuar me ligj, etj.
“Administrata Tatimore do të vazhdojë monitorimin strikt, deri në përmbushjen e të gjitha kritereve të cilat janë të parapara për të gjitha subjekte që merren me lojërat e fatit”, thuhet në njoftim.
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit