Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe në bashkëpunimin e ngushtë që kanë dy shtetet në ngritjen e cilësisë se jetesës për qytetarët.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.
Gjatë këtij takimi, ambasadori Minxhozi uroi ministrin Sefaj në emërimin e tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që do të shikohen mundësitë e lehtësimet të kalimit të kufirit të qytetarëve të dy vendeve të cilët jetojnë afër zonave kufitare, duke u bazuar në praktikat e vendeve perëndimore.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...