Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e serbit me iniciale SH.M, 33 vjeçar mbrëmë pas mesnate në Mitrovicën Veriore pasi i njëjti ka marrë plagë vdekjeprurëse nga thika.
Besim Hoti nga policia në veri ka thënë për se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55 në një kafiteri ku fillimisht besohet se ka qenë një zënkë që ka përfunduar tragjikisht.
Sipas tij, i dyshuari ka përdorur një mjet të mprehtë që besohet se ka qenë thikë dhe sipas asaj që deri tani ka informata Policia, i njëjti ka goditur së paku dy herë viktimën në pjesë vitale të trupit.
Hoti ka thënë poashtu se viktima ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës si pasojë e plagëve të marra.
Ai ka treguar se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me këtë rast, por sipas tij, Policia ka informacione për emrin e të dyshuarit dhe është në kërkim dhe hetim të mëtutjeshëm të rastit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...