Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Romë, ku pritet ta takojë Papa Franceskun në një audiencë private.
Hashim Thaçi ka postuar një fotografi në Facebook ku ka treguar se ka arritur në Romë për takimin me Papën.
“Sapo kam arritur në Romë. Nesër do të pritem në audiencë private nga Papa Francesco në Vatikan. Ky takim është nder i veçantë për mua dhe Kosovën”, ka shkruar Presidenti.
Pas vizitës në Romë, Presidenti Thaçi të premten do të vizitojë Uashingtonin, ku do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...