Keni ndjesi ankthi ose keni ngrënë gjellë të rënda? Lexojini këshillat tona dhe luftojeni shtangimin në bark.
Ky lloj i shqetësimit mund të jetë një simptomë e një përkeqësimi ose sëmundje. Megjithatë, nëse ju jeni duke pasur atë lloj dhimbje të barkut që kemi herë pas here, ka disa gjëra që mund t’i bëni dhe të parandaloni dhimbjet.
1. Masazhojini me tre gishta pikat e vendosura në vijën vertikale që bashkon në mënyrë ideale “gojën e stomakut” me kërthizën.
Kryeni këtë masazh për 5 minuta, transmeton Telegrafi.
2. Me gishtin e madh stimuloji të gjitha pikat e vendosura në vijën që kalon nga jashtë fyellit të këmbës (kocka qendrore e këmbës): filloni nga gjuri dhe vazhdoni deri te kavilja.
Vazhdoni kështu për 5 minuta. Dhe përsëriteni te këmba tjetër.
3. Përkuleni këmbën: në gju formohen dy groptha. Mbështeteni gishtin e madh në gropthën e jashtme dhe masazhojeni për 5 minuta, duke zbritur deri në gjysmën e këmbës.
Përsëriteni në këmbën tjetër.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...