Departamenti i antidroges së Janines ka mundur të finalizojë me sukses një operacion për kapjen dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike.
Sipas policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, agjentët e antidrogës mundën të bllokojnë një automjet brenda të cilit u gjetën të paketuara 67 qese me peshë 190 kilogramë kanabis në total.
Në pranga ranë dy shtetas shqiptarë, 33 dhe 34 vjeç.
Autoritetet thanë se dy të arrestuarit janë pjesë e një organizate të trafikimit të lëndëve narkotike që kryesisht operon me zonën Menidhi të Athinës.
Burime policore i thanë Top Channel se në kërkim janë shpallur edhe disa shtetas shqiptarë, si dhe një shtetas grek.
Ndërkohë, Gjykata e Janinës vendosi t’i lerë në burg trafikantët, ndërsa operacioni vazhdon për kapjen e të dyshuarve të tjerë si anëtarë të grupit./Top Channel/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1