Atllasi është ruajtur për shumë vite në Bibliotekën Kombëtare të Norvegjisë dhe është atllasi i parë i turqve dhe myslimanëve. Atllasi mban datën 1803 dhe titullin “Përkthimi i Atllasit Botëror”.
Punonjësi i bibliotekës, Ander Kvernberg atllasin e gjeti me ndihmën e medias sociale. Atllasi është shtypur në Stamboll në vitin 1803 dhe vetëm në 50 kopje. Sot në botë mund të jenë të rralla kopjet e këtij atllasi. Fotografinë e atllasit Kvernberg e publikoi në platformën e medias sociale Reddit. Nga komenti që ka bërë një përdorues i Reddit ai ka mësuar që emri i librit në fjalë është “Përkthimi i Atllasit Botëror”.
Kvernberg zbriti në depo për të parë se kishte kopje tjetër apo ribotim të atllasit, por konstatoi që letra e përdorur ishte e vjetër dhe prej lëkure, atllasi ishte botim i vetëm dhe nuk ishte shtypur më pas. Sot në botë nga ky lloj atllasi gjenden 14 copë.
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...