Interi thuhet se ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Bazuar në ‘Calciomercato‘, Ozil “nuk ka qenë asnjëherë një shënjestër e vërtetë” për drejtorin sportiv të Interit Piero Ausilio dhe koordinatorin teknik Walter Sabatini, transmeton portali arbresh.info.
Uebfaqja e lartpërmendur shpjegon që 28-vjeçari është ofruar te disa klube të ndryshme italiane por ishte refuzuar nga të gjitha ato.

Ozil aktualisht fiton një pagë prej 8 milionë euro në Arsenal, por kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe ai nuk është më i domosdoshëm për trajnerin Arsene Wenger.
Përveç kësaj, gazeta hedhë poshtë shkëmbimin Joao Mario – Mesut Ozil pasi trajneri i “Nerazzurrëve”, Luciano Spalleti “dëshiron të vazhdojë punën me të dhe ende llogaritë në shërbimet e tij”./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...