Dasmat e VIP-ve shqiptarë, nuk kanë të ndalur.
Pas disa dasmave përrallore si ajo e Getoar Selimit me Marina Vjollcën, Xhensilës e Besit, këto ditë pritet të kurorëzojë dashurinë e tij edhe këngëtari i njohur Besnik Qaka.
Besniku dhe e fejuara e tij Lolita Begolli kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me një martesë e cila pritet të jetë po ashtu ndër dasmat e këtij viti.
Çifti simpatik kanë vendosur që martesën ta bëjnë me 30 shtator në një ceremoni me familjarë, miq e shumë fytyra të njohura publike.
E në ndërkohë disa ditë para dasme ashtu siç edhe është traditë nusja ka festuar natën e beqarisë apo siç e quajmë “Kanagjeqin”
E veshur me një fustan që shkëlqente e me flokë të rregulluara, Lolita dukej shumë e bukur, shkruan express, mirëpo ajo nga festa e saj ka postuar një fotografi emocionuese me nënën dhe motrën.
“Përgjithmonë e bekuar, nëna dhe motra”, kishte lënë mbishkrim Lolita.
Kujtojmë se dasma e Besnikut nuk do të jetë e fundit, pasi që në muajin tetor do të martohet edhe moderatori i njohur Labinot Gashi-Labi.
Ai dhe e fejuara e tij Qendresa Bajrami pritet që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me 15 tetor pikërisht në ditëlindjen e Labit.

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...