Maqedonia renditet e 57-ta në botë sipas indeksit që mat progresin e objektivave nga Kombet e Bashkuara për vitin 2030. Maqedonia renditet më mirë në indeksin SDG (Sustainable Development Goals) apo Qëllimet përfundimtare të Objektivave të Zhvillimit të
Qëndrueshëm se sa Shqipëria që është në vendin e 63 në botë, Mali i zi i 69-ti dhe Bosnje e Hercegovina, e cila renditet në vendin e 84. Ndërsa, nga shtetet e rajonit – më mirë se ne renditet Sllovenia në vendin e 9-të, Kroacia është në vendin e 24, Serbia është e 37-ta, ndërsa Bullgaria renditet në vendin e 40-të. Indeksi i SDG-së, i publikuar para një jave, mat 157 vende, duke krahasuar progresin e tyre aktual me një matje bazë të marrë në vitin 2015. Qëllimet e OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm lëvizin në një hark të madh prej sigurimit të qasjes së ushqimit, zgjidhjes së problemit të varfërisë dhe deri tek përmirësimi i shëndetit në vitin 2030. Sipas renditjes së fundit, fushat ku Maqedonia nuk ka shënuar aspak përparim janë rritja ekonomike, puna me dinjitet dhe ulja e pabarazisë. Përmirësim i mesëm është arritur në zero-uri, shëndet të mirë, edukim cilësor, barazi gjinore, energji të pastër, përmirësim klimatik, jeta në tokë dhe paqe, drejtësi dhe institucione të forta. Nga ana tjetër, është shënuar pak përparim lidhur me uljen e varfërisë. Të dhënat më tej flasin se tek ne, shumë qytetarë vdesin nga ndotja e ajrit
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ...
Nuk jeni i sigurt nëse një video është reale apo me Al? Gemi...
I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja...
Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy ...