Gjatë një tryeze diskutimi të ashtuquajtur si ‘tryeza e elefantëve’, mes Angela Merkel dhe Martin Schulz, kancelarja gjermane është pyetur nëse ajo mban përgjegjësi për humbjen e partisë së saj në zgjedhjet e fundit, sidomos për shkak të politikave të saj ndaj refugjatëve.
“Unë jam kancelare e Gjermanisë dhe për këtë gjithmoën do të jem përgjegjëse”, ka thënë Merkel, transmeton portali arbresh.info
Por ajo shtoi se në vitin 2015 nuk ka pasur alternative më të përshtatshme për të përballuar kulmin e krizës së refugjatëve dhe pohoi se politika e saj me dyer të hapura ishte zgjedhja e duhur.
Megjithatë, ajo pranoi se kishte shqetësime përsa i përket sigurisë së vendit, por ajo theksoi se ‘ka ende punë përpara’.
Në kulmin e krizës së refugjatëve më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ka pranuar më shumë se 1 milionë refugjatë që largoheshin nga vendet e luftës në Lindjen e Mesme./arbresh.info/
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...