Drita ka fituar ndaj Vllaznisë së Pozharanit me rezultat 4:0 në një ndeshje që në pjesë të parë u duk mjaft e vështirë, por që në të dytën ndryshoi gjithçka.
“Intelektualët” kanë vazhduar me fitore në Superligë, duke treguar forcën e vërtetë në takimin e sotëm (e diel) ndaj skuadrës së Vllaznisë, të cilëve iu dhanë katër gola.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, dhe pritej që pjesa e dytë të jetë shumë e vështirë dhe fituesi të dihej vetëm në fund të ndeshjes.
Megjithatë, kështu nuk ndodhi pasi Drita në pjesën e dytë arriti të shënoj katër gola duke shënuar një fitore të thellë, e dyta me radhë pas asaj ndaj Drenicës.
Serinë e golave e hapi mbrojtësi Fidan Gërbeshi, i cili shënoi nga penalltia në minutën 56, ndërsa goli i epërsisë 2-0 erdhi në minutën e 63 dhe ishte Xhevdet Shabani që shënoi me kokë.
Në vazhdim të ndeshjes, radha i erdhi edhe sulmuesit Kastriot Rexha, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 83 për 3-0, ndërsa vetëm një minutë më vonë ishte Përparim Livoreka, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar prej 4-0.
Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në vendin e katërt me 10 pikë dhe ndeshjen e ardhshme luan derbin e zjarrtë lokal ndaj Gjilanit, ndërsa Vllaznia renditet e 11-ta me vetëm tre pikë dhe luan në udhëtim te Flamurtari.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...