Një krim i rëndë ka ndodhur brenda një familje në Pogradec ku një 49-vjeçar vrau me thikë e sqepar gruan e tij.
Bashkim Mekolli ka qëlluar me sëpatë dhe thikë bashkëshorten e tij Demirka Mekolli e ,ë pas trupin e ka lënë në shtëpi.
I moshuari, babai i viktimës ka treguar se djali i tij kishte kohë që kurohej nga depresioni, ndërsa ishin në gjendje të rëndë ekonomike.
Dëshmia e babait të Bashkim Mekollit:
“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit.
Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle.
Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen.
Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”.

Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona