Ministri i Jashtëm i Koresë Veriore, Ri Yong Ho, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka kritikuar vendimin e OKB-së për sanksione të mëtejshme ndaj vendit dhe ka kritikuar ashpër Presidentin amerikan, Donald Trump.
Ai e ka quajtur Trumpin person me njohuri të limituara dhe ‘gjuhë të gjatë’, transmeton portali arbresh.info
“Trump na ka kthyer në një vend pazari”, ka thënë ai.
“Ai ka fyer dinjitetin e vendit tonë dhe liderit tonë, pasi i është referuar atij ( Kim Jong-un) si ‘njeriu raketë’”, ka shtuar ai.
Ri ka shtuar se Trump ‘është duke kryer mision vetëvrasës’, ndërsa ka shtuar se ‘ai (Trump) duhet të bëj kujdes me gjuhën e tij të gjatë’.
Ai tha se ndihet i detyruar t’i përgjigjet komenteve të Trump, duke thënë se ai përbën ‘kërcënim për sigurinë ndërkombëtare’.
Ri nuk ka kursyer fyerjet ndaj Trump, duke e quajtur të ‘sëmurë mentalisht dhe plot megalomani’./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...