Drama për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Suprem tashmë ka marr fund.
Enver Peci, është dekretuar nga presidenti në këtë pozitë, dhe nga e hëna e ka nisur punën.
Por, pavarësisht ankesave dhe rishqyrtimit të gjithë procesit, ky thotë të ketë qëndruar indiferent dhe mohon se e di të ketë pasur ndërhyrje në zgjedhjen e tij, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, ish kryesuesi i Këshillit Gjyqësor për një gjë tjetër nuk e përjashton ndikimin e politikës.
Peci, thotë se për të zhvilluar sistemin e drejtësisë nevojiten më shumë para, pasi fondet asnjëherë nuk janë ndarë mjaftueshëm.
E kur është fjala te politika, tashmë në programin e qeverisë së re është futur edhe një proces vetingu për sistemin e drejtësisë pa e përjashtuar politikën.
Por, kryetari i gjykatës së rregullt më të lartë në vend, shprehet skeptik për këtë çështje. Kjo, pasi sipas tij, një proces i tillë tashmë është bërë në Kosovë, vite më parë kur ishte bërë riemërimi i gjyqtarëve e prokurorëve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...