Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, është takuar në Nju Jork me homologun e tij nga Armenia, Sh.T.Z.,Eduard Nalbandyan.
Pacolli tha se gjatë takimit që kishte me ministrin armen, ka kërkuar nga ky shtet që të njoh Kosovën, sipas tij njohja e Kosovës nga Armenia do të forconte stabilitetin në rajon, përcjell arbresh.info.
“I kërkova edhe njëherë zyrtarisht njohjen, duke argumentuar, se njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Armenia do të forconte stabilitetin dhe paqen në rajon”, ka thënë Pacolli.
Postimi i plotë:
Në ditën e fundit të takimeve të mia zyrtare në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, takova në një takim dy-palësh edhe homologun e tim nga Armenia, Sh.T.Z.,Eduard Nalbandyan. I shpreha falënderimin për realizimin e këtij takimi, e më pas edhe mirënjohjen për qasjen pragmatike të këtij shteti në raport me Kosovën dhe në veçanti për mbështetjen, që ky shtet i ka dhënë vendit tonë në Frankofoni. Vlerësova pozitivisht nivelin aktual të dialogut dhe komunikimit politik në mes dy vendeve, përkundër mosnjohjes “de jure” të pavarësisë së Kosovës. I kërkova edhe njëherë zyrtarisht njohjen, duke argumentuar, se njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Armenia do të forconte stabilitetin dhe paqen në rajon. Kërkova edhe mbështetjen për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës, pasi që deri më tash 185 shtete e pranojnë pasaportën e vendit tonë. Kam besim dhe shpresë se të gjitha argumentet janë në anën tone dhe presim vendim racional nga Armenia.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...