Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë diskutimin për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë.
Kjo do të jetë dita e gjashtë që deputetët debatojnë për nevojën e sjelljes së një ligji të këtillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca për këtë pikë u ndërpre mbrëmë 15 minuta pas orës 2 me kërkesë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.
Në diskutimet e deritanishme kanë folur mbi dhjetë deputetë nga gjithsej 70 të paraqitur për fjalë. Deputetët e opozitës akuzojnë se ligji është jokushtetues dhe kërkojnë tërheqje të tij, ndërsa sipas shumicës parlamentare ligji është në pajtim me Kushtetutën dhe me të nuk vihet në rrezik karakteri unitar i shtetit.
Sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale më 25 shtator, pritet që këtë fundjavë Kuvendi të ndërpresë punën.
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon