Fushata zgjedhore në Mitrovicë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, e cila do të zgjasë 30 ditë, ka filluar qetë në jug dhe me tensione në veri, shkruan “Zëri”.
Në jug, përkatësisht në Mitrovicë dhe në Skenderaj, fushatën në ditën e parë dhe të dytë e ka hapur PDK-ja, me premtime të mëdha për qytetarët e Kosovës.
Edhe në veri të Mitrovicës fushatën e parë e ka hapur PDK-ja, e cila kandidon edhe me kandidat për kryetar të Komunës Veriore të Mitrovicës, e që është një grua, Gonxhe Qaushi.
Ndërkaq në veri që në fillim të fushatës disa nga subjektet politike kanë akuzuar Listën Serbe se është duke bërë presion të “paparë” mbi kandidatët e subjekteve politike të tjera që të tërhiqen nga gara, e që ka rezultuar me disa tërheqje.
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, flas...
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...