Një biznesmen francez me prejardhje algjeriane u ka bërë thirrje grave myslimane që të sfidojnë ndalimin e veshjes së burkës në Austri, duke ofruar që t’ju paguajë gjobat e tyre.
“Unë po ju drejtohem të gjitha grave në Europë, sidomos atyre në Austri që shprehin dëshirë vullnetare të veshin burka. Unë gjithmonë do të jem aty që t’ju paguajë gjobat”, ka thënë Rachid Nekkaz, tregëtar dhe milioner francez për TV Servus, transmeton portali arbresh.info
“Nëse dikush pranon lirinë fetare, gjithashtu duhet të pranojë edhe manifestimet e saj”, shtoi ai.
Nekkaz ka paguar dhe vazhdojë të paguajë gjoba për gratë myslimane që veshin burka në vendet publike ku është e ndaluar me ligj, si në Francë, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër.
Ai madje themeloi një organizatë të veçantë të quajtur “Touche pas à ma constitution” (Mos e prekni kushtetutën time) që merret me këto gjoba.
Sipas Nekkaz, ai tashmë ka shpenzuar rreth 300 mijë euro duke paguar gjoba.
Megjithatë, në lidhje me propozimin e tij ka reaguar ashpër Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, i cili ka kërcënuar biznesmenin me akuza për ‘nxitje për të kryer vepra penale’.
“Sigurisht që nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Kurz, duke shtuar se “ata që do të veshin nikabin ose burka në Austri duhet të presin që të përballen me pasojat.”
Ligji për ndalimin e veshjes burqa në Austri hyn në fuqi me datën 1 tetor./Arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...