Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj ka vendosur që të ndajë 200 mijë euro për Ngrohtoren e qytetit të Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
“Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka ndarë edhe 200 mijë euro shtesë për Ngrohtoren e Qytetit në Gjakovë në mbështetje të kësaj ndërmarrje për të tejkaluar sezonin dimëror dhe avancimin drejt zbatimit të projektit të kogjenerimit me biomasen lokale. Ky projekt bashkë me zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Prishtinë janë në mesin e prioriteteve të MZHE-së në kuadër të zhvillimit të energjisë së ripertrishme dhe efiçiente të financuara nga fondet IPA II”, ka shkruar Lluka në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...