Karim Benzema ka në plan të pensionohet në Real Madrid duke thënë që klubi ka qenë “si familje” gjatë kohërave të vështira në karrierën e tij.
Sulmuesi nënshkroi një kontratë katër vjeçare që do e mbajë atë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2021, ku deri atëherë do të arrijë 12 vite te kryeqyteti spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
“Madridi ka qenë si një familje për mua gjatë momenteve më të komplikuara të karrierës sime”, u ka thënë Benzema gazetarëve në konferencën për media pas rinovimit të kontratës.
“Ata më kanë mbështetur mua në sport dhe në çështje tjera jo sportive”
“Ndihem i dashur në Real Madrid. Më pëlqen futbolli i Real Madridit dhe sigurisht dua të pensionohem këtu. Nuk ka ndonjë klub si Real Madridi. Ky do të jetë klubi im”
Benzema ka shënuar vetëm një herë këtë sezon./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadrid/status/910846383376273408
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...